8 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Guardiola insiston se City nuk e ka të sigurt titullin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk dëshiron të entuziazmohet së tepërmi, ani pse skuadra e tij Manchester City ka barazuar rekordin për startin më të mirë në një stinor të Premier Leagues.

Manchester City ka barazuar shifrën e 28 pikëve që vetëm dy skuadra tjera e kanë arritur pas dhjetë xhirove në një stinor të Premier Leagues, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, Guardiola më tepër ishte i shqetësuar se si skuadra e tij dominuese u desh të vuante për të shënuar fitore 3:2 të shtunën në udhëtim ndaj West Bromwich Albionit.

City ndonëse ishte dominues dhe vendosi rekord prej 844 pasimeve të realizuara në ndeshje, lejoi WBA-në të kthehej në sekondat e fundit të ndeshjes duke i rrezikuar tri pikët. Kjo ishte dëshmi se sa duhet ende City të përmirësohet.

Po ashtu, Guardiola paksa ka demantuar trajnerin e Liverpoolit, Juergen Klopp, që ka thënë se City me shkëlqimin në ofensivë, mund të sigurojë titullin e kampionit qysh në janar..

Më Shumë

Bërlloku ‘mbulon’ Prizrenin

Qytetarët e Prizrenit janë shprehur të shqetësuar lidhur me mungesën e pastrimit të mbeturinave në këtë komunë. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu tha...

Vazhdon krasitja e drunjve në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i krasitjes së drunjve në qytet dhe në vendbanimet tjera të komunës. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit