Mourinho: Shaw ka të ardhme te Manchester United

Luke Shaw nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Premier Ligës në këtë sezonë.

22 vjeçari nuk po arrin që të gjejë hapësirë në ekipin e Jose Mourinho-s në këtë sezonë, duke bërë vetëm paraqitjen e dytë në Kupën Carabao, si zëvendësim përballë Swansea-s.

Megjithatë, portugezi nuk e ka përjashtuar mundësinë që anglezi të ketë hapësirë për të treguar veten, por sipas tij tani nuk është momenti i duhur, transmeton ksp.

“Ai ka të ardhme këtu por situata nuk është e lehtë sepse ai vjen nga lëndime të shumta, dhe i duhet që të luajë në dy apo në gjashtë ndeshje me radhë, të bëjë gabime, të fitojë kondicionin e duhur, dhe unë nuk kam mundësi t’i jap këtë për momëntin. Por ai është pjesë e skuadrës, është duke punuar dhe ndoshta do të ketë mundësinë e tij”, ka theksuar Mourinho.

Shaw është transferuar në vitin 2014 nga Southampton te Unitedi, duke bërë vetëm 49 paraqitje për skuadrën deri më tani, në një periudhë të ndikuar nga lëndimet e shumta.

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit