Guardiola pritet të zgjasë kontratën me City-n

Pep Guardiola do të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester City-n pasi është “më i vendosur se kurrë” për të fituar Ligën e Kampionëve.

Guardiola përsëri nuk arriti të fitonte trofeun e parë të Ligës së Kampionëve me City-n.

Dukej se ata do të arrinin në finalen e dytë radhazi, por dy golat e vonuar nga Real Madrid për të detyruar kohën shtesë i pamundësuan finalen Manchester City-t.

Ndërsa, penalltia e Karim Benzema çoi në eliminimin e tyre.

Kontrata aktuale e 51-vjeçarit pritet të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, por Star raporton se ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re trevjeçare këtë verë, kur ai gjithashtu shpreson të sjellë në klub sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Guardiola nuk ka pasur sukses në Ligën e Kampionëve, që nga gjenerata e artë e Barcelonës me Messi-n, Xavi-n e Iniesta-n.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit