Hahn: Liberalizimi nuk është përgjigje ndaj emigrimit

Johanes HahnKomisioneri i Bashkimit Evropian për politikë ndaj fqinjëve dhe për negociatat e zgjerimit, Johanes Hahn, ka thënë në Bruksel se nuk pajtohet me ata që mendojnë se liberalizimi i vizave me Kosovën do të ishte përgjigjja më e mirë për problemin e shkaktuar me faktin se aq shumë njerëz duan të largohen nga Kosova.Ai ka shprehur mendimin e tij se arsye kryesore pse njerëzit duan të emigrojnë është mungesa e perspektivës ekonomike, prandaj edhe zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës do të ishte, sipas tij, përgjigjja më e mirë në këtë rast, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hahn këtë e ka thënë në një takim me gazetarët nga rajoni në prag të nisjes së tij për vizitë në Maqedoni dhe Kosovë. I pyetur se sa mund të ndikojë çështja e emigrimit ilegal të kosovarëve në procesin e dialogut të vizave, Hahn ka thënë se “këto dy gjëra nuk duhet ngatërruar” .

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit