7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Hajdari: Deri më 23 shtator presim të vaksinohen plotësisht punëtorët e Komunës së Prizrenit

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komunës, nga sot duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se persona ka kaluar COVID-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.

Ky vendim ka filluar të zbatohet edhe në administratën komunale të Prizrenit, ndërsa mirëpritet edhe nga qytetarët. Drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, thotë se që nga dita e sotme jemi në zbatim të plotë të respektimit të vendimit të Qeverisë për implementimin e masave të reja anti-covid edhe për stafin e administratës komunale. Ai thotë se ky vendim mund të na shkaktojë vështirësi, mirëpo ne me rigorizitet do ta implementojmë atë. Ai njofton se shumica e zyrtarëve komunale janë të vaksinuar, ndërsa pret që një gjë të tillë ta bëjnë edhe ata që nuk janë të vaksinuar deri më datën 23 shtator.

Qytetarët që ne i intervistuam, kryesisht i mirëpresin vendimet e reja të masave anti-covid përfshirë edhe atë për punonjësit e institucioneve publike. Ndërkaq, drejtori Osman Hajdari, njoftoi se të gjithë zyrtarët që ofrojnë shërbime në administratën komunale i përmbushin të gjitha kriterët e kërkuara, ndërsa ata që nuk i plotësojnë ato do të angazhohen online nga shtëpitë e tyre.

Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë, zyrtarët përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 të testimit RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve, si dhe testit të shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë./TV Prizreni

Më Shumë

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit