14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Përfundon gjykimi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Prizren

Pas dhjetë seancave gjyqësore të mbajtura, ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Nijazi Kryeziu, i cili në Gjykatën Prizrenit po gjykohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Nijazi Kryeziu po akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që TV Opinionit ti mundësoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Drejtësia Sot, njofton se në fjalën e tij të fundit, prokurori Mehdi Sefa tha se qëndron në tërësi pranë aktakuzës dhe precizimit të saj ndaj të akuzuarit Nijazi Kryeziu.

Sipas prokurorit, pas vërejtjeve të auditorit të përgjithshëm, gjatë shqyrtimit gjyqësor, pas administrimit të provave materiale, dëgjimit të dëshmitarëve, në tërësi është provuar se ish-drejtori Kryeziu ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Andaj, prokurori Mehdi Sefa i propozoi gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit, pasi që në veprimet e tij janë formuar të gjitha elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës

Fjalën përfundimtare të prokurorit e mbështeti në tërësi përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati, Blerim Mazreku, i cili sa përket kërkesës pasurore tha se do të iniciojë procedurë kontestimore në rast se i akuzuari shpallet fajtor.

Në anën tjetër, ish-drejtori Kryeziu, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Kadri Mjekiqi deklaroi se me asnjë provë nuk është vërtetuar se klienti tij ka realizuar tiparet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Avokati Mjekiqi theksoi se gjatë administrimit të provave në shqyrtim gjyqësor, është provuar vetëm fakti se i akuzuari ka ndërmarrë veprimet në kuadër të detyrave të tij zyrtare, në raport me praktikën e gjetur për lidhjen e kontratave me televizionet lokale.

Tutje, ai shtoi se në asnjë rast nuk është provuar se ka ekzistuar dashja nga ish-drejtori Kryeziu, për ta kryer veprën penale me të cilën ngarkohet sipas prokurorisë.

Gjithashtu, ai potencoi se me asnjë provë të vetme nuk është provuar se i pandehuri me veprimet e veta ka përfituar dobi pasurore për vete ose për tjetrin.

Në fund, avokati Mjekiqi i kërkoi gjykatës që në mungesë të provave, klientin e tij ta liroj nga akuza për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi vendosi që aktgjykimin ndaj ish-drejtorit Kryeziu ta shpall më 17 shtator 2021, në ora 14:00.

 

Më Shumë

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz...

Lajmet e Fundit