7.6 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Hajnat hyjnë në “Super Viva”, dyshohet se kanë vjedhur 10 mijë euro dhe cigare

Në orët e hershme të dititës së sotme është kryer një vjedhje në “Super Viva” në Xërxë. Policia ka bërë të ditur se në këtë Qendër Tregtare janë vjedhur 10 mijë euro dhe 100 shtekë cigare.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur se sot rreth orës 07:00 kanë marrë informacione se është kryer një vjedhje në “Super Viva” në fshatin Xërxë.

Sipas tij, policia ka dalur në vendngjarje dhe ka mbledhur dëshmitë.

Sipas tij, persona të panjohur kanë depërtuar në këtë Qendër Tregtare dhe kanë vjedhur të holla në vlerë rreth 10 mijë euro si dhe 100 shtekë cigare.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Me datë 03.01.2021 ne ora 07:00 Stacioni policor-Rahovec ka pranuar informaten se është kryer vjedhje ne Qendren tregtare ,,Super viva“ ne fsh.Xerxe. Patrullat policore i jane pergjigjur thirrjes dhe kane bere sigurimin e vendit te ngjarjes. Ne vendgjarje kane dalur njesiti i hetimeve dhe forenzika te SP-Rahovec si dhe njesiti i hetimeve rajonale qe kane kryer shikimin e vendit te ngjarjes dhe mbledhjen e deshmive.

Personat e panjohur ne objektin e Q.T kane depertuar nga ana perendimore (pasme) ku kane hapur nje vrime ne murin e jashtem me mjete te forta ne dimensione 40×50 cm përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kane kryer vjedhjen, sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve te ndryshme 100 shteke, si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla ne vlerë rreth 10.000 Euro. Rastin ne fjale e merr Njesiti i hetimeve Regjionale.

Më Shumë

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

Dy persona të kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pas...

Lajmet e Fundit