Hajnat kanë vjedhur 12 mijë euro dhe dukat në Prizren

hajniNë Prizren gjatë orëve të natës në rrugën “Shkodra” ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

“Sipas hetuesve të policisë të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, thuhet se një i dyshuar apo më shumë sish, duke e thyer xhamin e një dritareje të katit të dytë të shtëpisë e cila ishte pa banorë në ato momente, kanë arritur që të gjejnë dhe vjedhin një sasi të konsiderueshme të parave të gatshme në vlerë rreth 12 mijë euro dhe sasi e konsiderueshme e stolive të arta, lap-top etj. në vlerë rreth 8 mijë euro”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Sipas tyre vlera e përgjithshme e gjësendeve të vjedhura sipas pronarit është rreth 20 mijë euro.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që paratë dhe gjësendet me vlerë t’i sigurojnë në vende të sigurta ndërsa shtëpitë të mos lihen pa përkujdesje sepse shumë lehtë mund të bëhen cak i hajdutëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit