2.7 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Hajnat vjedhin një shtëpi në Velezhë të Prizrenit

hajnatHajnat kanë plaçkitur një shtëpi në fshatin Velezhë të Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se hajnat në këtë shtëpi kanë vjedhur sende të ndryshme.

“Ankuesi ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e pa banuar pronë e vëllait të tij qe gjendet jashtë Kosovës dhe nga e njëjta kanë vjedhë gjësende dhe pajisje shtëpiake”, njofton Policia e Kosovës.

“Njësiti policor ne vendin e ngjarjes ka gjete dhe konfiskuar një karikatorë me 30 fishekë te cal.7.62 mm që dyshohet se i përket të dyshuarve, përderisa njësiti policore është duke vazhduar me hetime te mëtutjeshme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit