Hajni ‘ekspert’ në Prizren, kapet nga kamerat e sigurisë duke vjedhur stoli në pikë të ditës

 

Një person është filmuar nga kamerat e sigurisë duke kryer vjedhje në një lokal argjendarie në Prizren.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Blic shihet një burrë rreth moshës së mesme i cili futet në dyqanin e argjendarisë dhe fillon të tregojë interesim në aksesorët që gjendeshin mbi një tavolinë prej xhami.

Derisa shitësja e përqendron vëmendjen në kalkulator për t’i treguar peshën dhe çmimin e produkteve përkatëse, ai e kap momentin që njërin nga aksesorët për qafë ta vendosë në dorën e majtë dhe më pas ta fus në xhep.

E për të mos rënë në sy, ai më pas bëhet kinse po tregon interesim në një prej aksesorëve të tjerë, në po të njëjtin vend.

Edhe pse mundohej me çdo kusht të dukej normal, nga lëvizjet e shumta vërehet stresi në të cilin ndodhej ai pas kryerjes së vjedhjes.

Dëshmitari i cili i ka dërguar pamjet ka treguar se vjedhja është kryer të martën e 17 shtatorit rreth orës 14:00 dhe se rasti është paraqitur në stacionin policor në Prizren.

Kliko videon

.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit