(E plotësuar) Xhavit Haliti, njëri nga themeluesit dhe figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, në Zona B të Klan Kosovës, ka shpalosur atentatet e shumta që janë bërë ndaj tij.
Haliti, i ka dhënë me iniciale të gjithë ata që kanë dashur ta ekzekutojnë dhe ka folur për arsyet që pretendohet të kenë qëndruar pas.
Ai thotë se njëri nga atentatet është porositur nga shokët e tij, njofton Klan Kosova.
“Në vitin 1999 kemi shkuar në Dajt me Jakup Krasniqin F.N, B.D kanë dhënë urdhër për të më vrarë, njëri ka qenë çun i vëllait të mikut tim. F.N-ja e ka sabotuar aksionin”.
“A.A , A.S, B.M , F.E në vitin 2000 në Prishtinë, gjoja për hakmarrjen e Ilir Konushevcit se unë kam faj për vrasjen e Ilirit, kanë dashur të më vrasin”.
“Njëri nga prestarët e grupit ka informuar një shërbim mik tonin dhe ata më kanë larguar prej Kosovës për disa ditë dhe është heshtë”.
“Angazhimi i dytë është i një grupi kriminal nga Peja dhe Llapi. E ka prokuroria këtë çështje. Është një grup që e ka drejtur A.S dhe F.E që e kanë pasur për detyrë të më ekzekutojnë me urdhër nga shokët e mi ose më mirë ta them ish shokët e mi”.
Haliti tregon njerëzit që deshën ta vrasin
Xhavit Haliti, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe UÇK-së, tani nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në Zona B të Baton Haxhiut ka folur për rrugëtimin e tij deri sot.
Haliti ka thënë se ndaj tij është bërë disa herë atentat, ndërsa ka përmenduar edhe rastet dhe emrat e atyre që kanë qenë pjesëmarrës në to, njofton Klan Kosova.
“Unë jam grindavec nganjëherë në qëndrimet e mia në çfarëdo debati”.
“Unë kurrë kurrë në jetën time nuk e kam menduar dhe nuk do të mendoja se dikush nga ata që kemi ngrënë se bashkë do të donte të më eliminoj”.
“Do t’i përmendi vetëm inicialet që ata t’i kruajnë veshët, ndoshta më vonë do të dalë edhe me emra”.
“7 nëntor 1985, kanë dashtë me më vra, Xhavit Kuçi, Bashkim Qerkini, Nazim Bllaca 1990 në Cyrih, atentat i organizuar nga UDB-ja me urdhër të Millosheviqit, me arsyen se kemi bërë plan për ta vrarë Millosheviqin”.
“1991, Zoki, protagonist i rëndësishëm i UDB-së, njëri nga udhëheqësit e UDB-së në Kosovë kanë organizuar një takim me bindjen që unë të dalë të – inicialet janë S.K nga Prishtina”.
“Paris, 1999 në konferencën e Rambujesë më ka thirrur Fatos Klosi i informuar nga shërbimet mike më ka thënë se ta lëshoj takimin më herët se kanë organizuar atentat ndaj teje. Në makinë kanë qenë Naim Muja, Shaip Muja, Hashim Thaçi dhe Bilall Sherifi, ata i ka nuhat Bilall Sherifi afër kullës së Ajfelit. Me makinën që ma kanë sjellë kam shkuar në Romë e nga Roma në Tiranë”.
Haliti: E di kush e ka planifikuar vrasjen time
Xhavit Haliti, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe UÇK-së, tani nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në Zona B të Baton Haxhiut ka folur për rrugëtimin e tij deri sot.
Haliti ka thënë se shumë herë i është kërcënuar jeta për arsye të veprimtarisë së tij kombëtare, anti-regjim, njofton Klan Kosova.
“Krahas rreziqeve që kam kaluar dua të them që një meritë të veçantë për mundësinë që më është dhënë, ta jap atë çfarë di dhe mundem i falënderoj shokëve të mijë që ma kanë besuar detyrën”.
“Sa i përket kundërshtarëve të atëhershëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ndoshta si njëri nga protagonistët që kam qenë shumë aktiv në atë kohë, në ballë të demonstratave, aksioneve e tubimeve, ndoshta Serbia ka menduar se duke goditur tre personazhe njëherit do të dëmtojë rezistencën kombëtare”.
Më tutje, nënkryetari i Kuvendit ka thënë se e di edhe kush ka planifikuar vrasjen e tij, por që nuk i ka drorëzuar ato informata në organet gjegjëse.
“E di saktë kush ka qenë protagonisti, kush e ka planifikuar vrasjen time”.
“Këto nuk i kam dorëzuar sepse janë shumë persona që më kanë “vrarë” shumë më kanë goditë shpirtnisht, janë njerëzit e mi që kemi jetuar bashkë kemi ngrënë bashkë. Burimi është në Beograd”.
http://dai.ly/x3j28dd