Hamiltoni tregon për çastet e vështira që kaloi nga Covidi

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, rezultoi pozitiv tri javë më parë në testin e bërë për Covid-19, duke humbur kështu garën e Bahreinit datën e 6 dhjetorit. Mungesën e tij e zëvendësoi piloti i ri George Russell.

Edhe pse tashmë është i shëruar plotësisht nga ky virus, anglezi ka deklaruar se kjo sëmundje nuk ishte aspak e lehtë. Në rrjetin social “Instagram”, Hamiltoni publikoi një foto ku u shpreh se si pasojë e Covid-19 kishte rënë shumë në peshë.

“Kam humbur 6 kg 2 muajt e fundit, 4 ishin si pasojë e Covid-19. Kam humbur shumë masë muskulore. Jam duke u stërvitur me pak forcë. Nuk është argëtuese. Jam i vendosur ta rikthej forcën time prapë dhe do të jem aty ku isha 100 %. Pa dhimbje nuk ka fitim”, ka thënë Hamiltoni

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit