5.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Hamiti e Arifaj nderohen me Çmimin për Guxim Qytetar

Hamiti e ArifajXhabir Hamitit dhe Visar Arifaj janë shpallur personalitete të vitit nga Lëvizja FOL për guximin e tyre qytetar.

Drejtori i kësaj organizate, Petrit Zogaj tha se FOL edhe këtë vit po tenton të mbështesë, të mbrojë dhe të falënderojë individët të cilët kanë hasur në vështirësi gjatë kryerjes së punës së tyre të përditshme. Megjithë pengesat, as Hamiti dhe as Arifaj nuk janë ndalur në asnjë moment për të informuar publikun, për të hapur debat për çështje të caktuara dhe për t’i mbrojtur kauzat e tyre të drejta.

“Z. Hamiti dhe z. Arifaj, janë shembull i qytetarëve të devotshëm, të cilët nuk bëjnë kompromise me parimet, duke qenë të gatshëm të pranojnë edhe rreziqet që mund t’ju vijnë”, ka thënë Zogaj.

Hamiti është nderuar për rolin e tij në kontekstin e debatit të madh në shoqërinë kosovare lidhur me shekularitetin e shtetit dhe të drejtën e besimit, kurse Arifaj, i Partisë së Fortë, u nderua me këtë epitet për ndihmesën që e dha, siç thuhet, “në demaskimin e politikës së korruptuar dhe në krijimin e një fryme krejt të freskët politike në Kosovë, që kulmoi me rezultatet e papritura në zgjedhjet lokale në mbarë vendin”.

Më Shumë

Liria e mbyll vitin me fitore ndaj Drinit të Bardhë

Ndeshja miqësore mes Lirisë së Prizrenit dhe Drinit të Bardhë të Hasit u mbyll me fitoren 3–2 për ekipin prizrenas, në një takim me...

Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir...

Lajmet e Fundit