1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Hap bibliotekë në Malishevë në kujtim të vëllait të ndjerë

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së vëllait të tij, Qëndrim Gashi, student nga Malisheva, ka vendosur ta përkujtojë në mënyrë të veçantë vëllanë e tij të ndjerë, Besartin. Qëndrimi ka vendosur që ta hapë një bibliotekë në kuadër të shkollës së mesme, ku kishte mbaruar shkollën edhe Besarti i ndjerë. Ideja e Qëndrim Gashit është që biblioteka ta mbajë emrin e Besartit dhe kësisoj, pos që plotësohet amaneti i të ndjerit, njëherësh, të rinjve malishevas iu krijohet një hapësirë ku mund të lexojnë.

Por, për t’u realizuar ideja e Qëndrimit, ai ka nevojë për ndihmën e gjithsecilit. Ai nuk kërkon shumë, por gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojë në aspektin logjistik mund ta përkrahin këtë nismë.

“Krejt çka na duhet neve që kjo bibliotekë të funksionalizohet është mbështetja, qoftë me libra, inventarë, kompjuterë, tavolina, ndonjë shumë simbolike të hollash, etj.”, tha për gazetën “Zëri” Qëndrim Gashi, ideatori i kësaj iniciative.

Gjithë ata që kanë ndonjë mundësi për t’i ndihmuar Qëndrimit për ta hapur bibliotekën, le ta kontaktojnë në numrat kontaktues +386 49 209 014 dhe +386 49 666 459.

Më Shumë

Sigal Prishtina – Bashkimi, spektakël i garantuar në kryeqytet

Të dielën, basketbolli kosovar sjell një tjetër përballje të madhe, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra me histori dhe traditë, Sigal Prishtina...

Derbi Rahoveci-Kastrioti hap sot elitën e hendbollit

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) nis të shtunën me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit, një përballje që pritet të...

Lajmet e Fundit