23.4 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Hapet ekspozita DokuPhoto, sivjet sjell imazhe të refugjatëve sirianë në Greqi

Në Sheshin e Dëshmorëve në Prizren hapet sot (6 gusht) edicioni i 12 i DokuPhoto-s, që i paraprinë festivalit të filmit të shkurtër e dokumentar, DokuFest.

Edicioni i dymbëdhjetë i DokuPhoto do të paraqesë pamje nga objektivi i fotografit shqiptar Erin Canaj që dokumentojnë dëshpërimin e një grupi emigrantësh nga Siria në bregdetin grek.

Në shtator të vitit 2014, fotografi Enri Canaj ishte dëshmitarë i një varke të vogël me 49 refugjatë sirianë të cilët kalonin kufirin detar mes Turqisë dhe Greqisë. Refugjatët refuzonin ndihmën e rojës bregdetare greke dhe kur anija e tyre e vogël arriti në një ishull të pabanuar, ata u zhdukën në mjegullën e mëngjesit.

Canaj shkoi pas tyre dhe dokumentoi negociatat e vështira ndërmjet organeve të autoritetit dhe refugjatëve. Në fund, refugjatët e kuptuan se vendi i braktisur ku kishin arritur nuk kishte ushqim apo ujë për t’i ofruar dhe lejuan rojën e detit t’i çojë në portin e Kios. Canaj ndoqi refugjatët mbrapa dhe dokumentoi ditët e para të tyre në ishullin e vogël të Egjeut. Seria e fotografive bardh e zi e ballafaqon shikuesin me ndjenjën e të qenit të humbur në një vend të huaj duke mos ditur çfarë do të sjellë e ardhmja.

Canaj është fotograf nga Shqipëria i cili emigroi me familjen e tij në Athinë kur ishte 11 vjeç. Ai studioi fotografinë në Akademinë Leica në Athinë. Në vitin 2007 ai morri pjesë në një projekt të Këshillit Britanik për migrimin, duke ndjekur një seminar njëvjeçar me fotografin e agjencionit Magnum, Nikos Economopoulos.

Që nga viti 2008 ai është fotograf i pavarur për publikime të rëndësishme si Time Magazine, CNN Photo Blogs, Newsweek, Le Monde Diplomatique, Burn Magazine, Foto8 Magazine London, Zv Magazine, PGJU Magazine, Feature Shoot, Courrier International.

Ai punon në Ballkan, kryesisht në Kosovë, Shqipëri dhe Greqi, duke u fokusuar në migrimin dhe krizën e fundit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon përkundër dispozitave ligjore që parashohin vendosjen e rregullit për këtë çështje

Pavarësisht këtyre dispozitave dhe akteve të komunës që ndalojnë vendosjen e reklamave me përmasa mbi 1m² pa pëlqimin paraprak të Qendrës Rajonale për Trashëgimi...

Historia e këngës së famshme “Light my fire” të The Doors, pse Jim Morrison e urrente Robby Kriegerin

Historia e këngës “Light my fire” E shtunë, 5 gusht 1967. Kënga më e bukur e verës “Light my fire”, nis javën e dytë si...

Lajmet e Fundit