3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Hapet ekspozita “një komb një kulturë”

kultureNë Prishtinë është hapur për herë të parë ekspozita e trashëgimisë se kulturës materiale “Një komb një kulturë” dhe kjo falë bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me institucionet e trashëgimisë kulturore të shtetit shqiptar.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, është ndjerë i nderuar dhe i lumtur që e ka bërë hapjen e kësaj ekspozite që, siç tha ai, është e jashtëzakonshme.

“Sot ndjehem jashtëzakonisht i nderuar dhe i lumtur kur këtu bashkërisht do të hapim ekspozitën e trashëgimisë kulturore ‘Një komb një kulturë’, më lejoni t’i falënderoj për punën e jashtëzakonshme të gjithë ata që kanë qenë të involvuar e sidomos Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve të Shqipërisë dhe Muzeun e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Visar Zhiti, ka thënë se kjo ekspozitë e dëshmon më së miri se Kosova dhe Shqipëria kanë një kulturë të përbashkët.

“Po shpalosim nga trashëgimia mijëvjeçare e popullit tonë që e dëshmon më së miri kjo ekspozitë e madhe me objekte arkeologjike e ikonografike e që paraqitet për herë të parë në Kosovë duke qenë pjesë e arealit të përbashkët”, ka thënë Zhiti.

Edhe Apollon Baqa, drejtor i Institutit të Monumenteve të Tiranës, ka thënë se rruga që bashkon Kosovën dhe Shqipërinë quhet rruga e kombit dhe është bashkimi fizik i dy vendeve tona. Ai ka pohuar se kjo ekspozitë ka për qëllim që përveç bashkimit fizik t’i bashkoj edhe shpirtërisht dy vendet.

“Kjo ekspozitë synon që të bëjë bashkimin shpirtëror, të dëftoj se në kemi të njëjtën kulturë, nuk ka kulturë shqiptare kosovare por ka kulturë të shqiptarëve dhe shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Baqa.

Në këtë ekspozitë janë futur objektet që janë gjetur në Shqipëri dhe objektet që janë gjetur në Kosovë. Sipas Baqës, kjo tregon që kjo kulturë është e përbashkët dhe nuk është e ndarë. Sipas tij, e përbashkët kryesore është se shteti i parë që ka qenë është shteti Dardan, monedha e parë ka qenë monedha Dardane, të cilat janë të dyja vendeve.

Më Shumë

Moti për sot me vranësira dhe reshje bore, minimalja minus 2 gradë Celsius

Vikendi pritet të karakterizohet nga moti i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës bën të ditur se të shtunën moti është kryesisht i vranët dhe me...

Vetëvendosje në Prizren takon banorët e fshatit Atmaxhë

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka organizuar një takim me banorët e fshatit Atmaxhë. Gjatë këtij takimi, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje shprehën angazhimin dhe...

Lajmet e Fundit