7.8 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Hapet konkursi për 11 aktorë rezidentë në teatrin e Prizrenit

Komuna e Prizrenit, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bazë të Nenit 16 të Ligjit Nr. 04/L – 106 për Teatrot dhe Rregullores Nr.OS/2014 dhe 04/2019 për Themelimin dhe funksionimin  e Ansamblit Rezident të Teatrove  Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve, ka shpallur konkurs për 11 aktor rezident në teatrin e qytetit të Prizrenit.

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara për kandidatët potencial që duhet plotësuar janë:  Diplomë Universitare, Fakulteti  i Arteve  – dega  e aktrimit, të kenë së paku  tri vite përvojë  pune aktive në realizimin e roleve në Teatër, të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Teatrit  të  Qytetit të Prizrenit etj.

Konkursi  është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke  filluar  nga data e publikimit më 15.06.2020 deri më datën 29.06.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Instruksione  Aplikimi: Kërkesa  (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ dhe pas plotësimit sipas  çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni  dokumentet  të  cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

Më Shumë

Kastrati debat me gjimnazistët, Malisheva e para për mendim kritik

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër...

Kupa e Kosovës për meshkuj do të zhvillohet në Rahovec

Kupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, mëson ekskluzivisht Klan Kosova. Sipas informacioneve të siguruara nga...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit