11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Hapet panairi i veshjeve tradicionale në Malishevë

Në Malishevë, sot u hap panairi dy ditorë i veshjeve tradicionale shqiptare dhe i prodhimeve ushqimore tradicionale, në të cilin po marrin pjesë shoqata dhe individ, të cilët merren me zejen e vjetër të trashëgimisë kulturore shqiptare, sikur edhe me ushqimet tradicionale.

Ky panair mbahet në kuadër të shënimit të Ditëve të Diasporës dhe në Malishevë organizohet krahas festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, që gjithashtu fillon sonte.

Panairin e ka vizituar edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Mazreku dhe drejtorët e drejtorive.

Begaj, i ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, për punën që e bëjnë, në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Po ashtu ai, ju uroj sukses edhe në prezantimin e sotëm në këtë panair.

Përndryshe, panairi i veshjeve tradicionale dhe i ushqimeve dhe prodhimeve vendore, është tradicional në Malishevë dhe mbahet më 1 dhe 2 gusht, në kuadër të shënimit të Ditëve të Diasporës. Panairi dhe aktivitetet e tjera, në kuadër të shënimit të Ditëve të Diasporës, organizohet nga Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS).

Me këtë rast, edhe drejtoresha e DKRS-së në Malishevë, Blerta Krasniqi, i ka uruar dhe përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, për punën e tyre, në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë sonë kulturore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Lajmet e Fundit