15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Hapin pishinat, inicohen raste ndaj dy pronarëve në Prizren

Policia e Kosovës ka iniciuar raste ndaj dy pronarëve në Prizren, pasi që të njëjtit janë takuar duke ushtruar veprimtarin në pishinë duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria, raporton PrizrenPress.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rastet kanë ndodhur në “Transit i ri”- Arbanë dhe në fshatin Vërmicë.

Ngjarjet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Rastet e plota sipas raportit 24 orësh të policisë:

· Transit i ri –Arbane, Prizren 16.08.2020-14:50. Është iniciuar rasti ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine në të cilën janë hasur rreth 20-30 persona në hapësirë të hapur, ku i dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit, lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.

· Vërmicë, Prizren 16.08.2020-15:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine të hapur është iniciuar lënda e rastit për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, kishte hapur pishinën. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Lajmet e Fundit