10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“DokuFest-i” shpërblen filmat që vënë në pikëpyetje realitetin

Në ditët e sotme, shpeshherë, puna dhe suksesi i një njeriu definohet nga rezultatet që dalin në makinën e kërkimit “Google”. Mjafton emri dhe mbiemri. E kur gjiganti i kërkimit nuk ia del të sjellë ndonjë informatë, këtë ia bën me dije kërkuesit. Edhe për fotografin kroat Marko Çakloviq ka ekzistuar mungesë informacioni. Këtë do ta vinte re miku i tij, regjisori Ivan Ramljak.

“DokuFest-i” shpërblen filmat që vënë në pikëpyetje realitetin“Gati nuk kishte shenja fare të ekzistencës së veprave të tij artistike. Kur kërkoja emrin e tij dilte pak a shumë asgjë. Kjo për arsye se ai kishte vdekur para përhapjes së internetit”, ka thënë regjisori për KOHËN. Ramljak tani është duke e mbushur këtë boshllëk sa i përket krijimtarisë artistike të fotografit të talentuar. Duke pasur si qëllim që para botës të prezantojë punën e tij, ka realizuar edhe dokumentarin e gjatë “Once Upon A Youth”.

Në të përpiqet që të rikonstruktojë vizualisht jetën e shokut të tij dhe miqësinë midis tyre. Jehona për fotografin, por edhe për realizimin e regjisorit Ivan Ramljak, veçse ka nisur. Filmi që në nisjen e rrugëtimit nëpër festivale ia arriti të shpërblehet. “Once Upon A Youth” mori çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Pikërisht në këtë festival me nam e kishte edhe premierën botërore. U shpërblye si më i miri në kategorinë e dokumentarëve të Ballkanit në edicionin e sivjetmë. Këtë vit, “DokuFest-i” u detyrua që të mbahej online për shkak të pandemisë. Edicioni i 19-të nisi më 7 gusht, ndërsa çmimet u ndanë mbrëmjen e së shtunës përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të një materiali më shumë se gjysmëorësh në faqen zyrtare të “DokuFest-it”. Edicioni përfundon më 25 gusht.

Më Shumë

Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të...

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Lajmet e Fundit