2.1 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

“Haraçi”, filmi më i ri i Halil Budakovës (Video)

HalilBudakova-HaraciHalil Budakova vjen për publikun kosovar me filmin e tij më të ri “ Haraçi”.

Ky film është realizuar nga SB Film Kosova dhe është xhiruar në mjedise të ndryshme të Kosovës.Në këtë projekt kinematografik luajnë edhe aktorët e njohur kosovarë: Enver Petrovci, Çun Lajçi, Adem Zhitopotoku, etj.

Filmi është i zhanrit aksion dhe trajton fenomenin tashmë të njohur të haraçit në Kosovë, grabitjes si dhe shantazhit me para.

Në bazë të trilerit të këtij projekti kinematografik shihen skena të dhunës, vrasjeve si dhe sekuenca mjaftë dramatike në situata të ndryshme ku janë të përfshirë protagonistët e këtij filmi i cili përfundon me vrasjen e personazhit të cilin e luan Halil Budakova.

Premiera e filmit do të shfaqet më 17 nëntor në Kinemanë “ABC” në Prishtinë. Ndërsa prej datës 18-të do të shfaqet në termine të rregullta prej orës 18:00 dhe 20:00.

Më Shumë

Gruaja në Dragash s’e lë burrin të hyjë në shtëpi

Policia ka njoftuar se një grua nuk e ka ka lejuar bashkëshortin e saj të hyjë në shtëpinë e tij. “DHUNË NË FAMILJE- Dragash 06.12.2025-NN. ...

Bashkimi pret kampionin Trepçën në Prizren

Java e dhjetë e ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll pritet të sjellë duele tepër interesante, me në qendër super derbin mes Bashkimit dhe...

Lajmet e Fundit