16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Qeveria po shpërfill gjendjen me pandeminë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij rreth rritjes enorme të rasteve të reja me COVID-19 gjatë ditëve të fundit në vend.

Haradinaj kritikoi ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti madje duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij pas kandidimit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës, njofton Klankosova.tv.

“Jemi para jush që të shprehim shqetësimin për rritjen enorme të numrit të infektuarve me virus dhe shifrat janë alarmante dhe janë më të mëdhatë nga marsi i vitit 2020. Shprehim shqetësimin më të madh se si po menaxhohet sfida ose rreziku më i madh, për shëndetin e të gjithë globit realisht, njëkohësisht jemi për me i shpreh mos pajtimet tona se si qeveria po e menaxhon pandeminë”.

“Vendet e rajonit janë treguar më serioze në vaksinimin, në Kosovë jemi diku rreth 12 përqind dhe me qëndru neutral për neve nuk është e pranueshme, dhe ne i kemi disa kërkesa për qeverinë”.

“Qeveria të fokusohet në vaksinim dhe ta trajtojë gjendjen si emergjente dhe mos ta shpërfillë gjendjen siç e ka shpërfille deri tash me kandidaturën e Ministrit të Shëndetësisë, është legjitime kërkesa për dorëheqjen e Vitisë por faji nuk është të ai por të shefi i tij. Apeloj tek Kurti se nëse ky është kualiteti se si ai do të përballet me sfidat më mirë është më dhënë dorëheqje sot”, tha Haradinaj.

Haradinaj mes tjerash tha se nëse Kurti nuk jep dorëheqje duhet të ndryshojë mënyrën e qasjes në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Më Shumë

Ligji i ri i trafikut: Për një muaj policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba

Policia ka bërë të ditur pwr dënimet që janë dhënë më së shpeshti për shkelësit e rregullave në trafik. 27 mijë e tre gjoba janë...

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më...

Lajmet e Fundit