14.5 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Haradinaj: Kosova shpejt do ta ketë Qeverinë e re

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se të mposhturit e zgjedhjeve të 11 qershorit po ngrisin teza imagjinare të një krize politike.

Ai më tej ka thënë se për teket e askujt nuk mund të shkatërrohet vendi duke pretenduar të nisin gjërat nga e para.

Haradinaj përmes Facebook ka pohuar se shumë shpejt vendi do ta ketë Qeverinë e re.

Ky është postimi i tij:

Defetistët janë ngutur edhe këtë herë për të lansuar lloj lloj tezash për një farë krize imagjinare politike. Ato që i bluajnë në kokat e tyre, po mundohen t’ua mveshin të tjerëve, me shpresë se kështu mund ta ofrojnë veten si shpëtimtarë.
Por ky është një mashtrim utopik ordiner!
Standardet dhe normat zgjedhore, që i kemi në këtë Shtet, kanë prodhuar një rezultat që na hapë rrugën e krijimit të institucioneve të reja dhe kjo gjë do të ndodhë.
Përgjegjësia politike këtë herë është më e madhe se sa mashtrimi utopik, dhe shumë prej të zgjedhurve e kanë kuptuar se nuk ka më kohë për eksperimente për njëfarë Kosove “futuriste”!
Ne do t’i mveshemi punës dhe do ta kthejmë mbar këtë vend, sepse problemet janë të mëdha dhe janë konkrete.
Nuk mund ta shkatërrojmë vendin e t’ia nisim nga e para, për tekat e askujt.
Është derdhur gjak e djersë për ta krijuar këtë Kosovë, kështu siç e kemi, dhe askush nuk do ta ketë mundësinë e as fuqinë që ta rrezikojë ecjen përpara të vendit.
Kosova do të bëhet dhe do ta ketë Qeverinë e saj, shpejt!

Më Shumë

Një person sulmohet nga djali dhe nipi i tij në Rahovec, arrestohen të dyshuarit

Një person dyshohet se është sulmuar nga djali dhe nipi i tij të dielën në Rahovec. Policia ka njoftuar të mërkurën se dy të dyshuarit...

Në Krushë të Madhe u përurua Muzeu i Bajram Currit

Në 100-vjetorin (29 mars 1925) e vrasjes së atdhetarit Bajram Curri, në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit, në vendlindjen e tij në...

Lajmet e Fundit