20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Haradinaj kujton ‘Drinin’: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kujton Ekrem Rexhën, me rastin e 21 vjetorit të vdekjes së tij.

Haradinaj tha se Komandant Drini u bë pjesë e historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën e dëshmoi veten si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar.

“Njëzetenjë vjet pa Ekrem Rexhën! Komandant Drini, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar”.

Ai tha se Rexha ishte njeri i afërt dhe i respektuar nga të gjithë dhe se vrasja e tij ishte humbje e madhe për gjithë vendin.

“Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!”

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit