8.8 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e shkollës në Suharekë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle moderne sot në Tërrnje të Suharekës.

Ai ka thënë se nuk ka simbolikë më të fuqishme se të fillojë viti i ri shkollor me një shkollë të re moderne , njofton Klan Kosova.

“Ky projekt i Komunës i përfunduar për një vit, si rezultat i angazhimit të kryetarit Bali Muharremaj, dëshmon përkushtimin tonë për edukimin”.

“Si Qeveri, kemi rritur buxhetin për arsimin për 12 për-qind dhe kemi miratuar Ligjin për arsimtarët e viteve 90-ta që ua njeh atyre të drejtat e mohuara për dy dekada, kurse me Ligjin e Pagave, kanë përfituar rritje edhe mësuesit dhe arsimtarët”.

“Jemi të përkushtuar për rritjen e cilësisë së edukimit, sipas standardeve europiane”.

Më Shumë

Latifi takon Ademin, diskutohet për standardizimin e fushave të futbollit

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u prit në takim nga kryetari...

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Lajmet e Fundit