Haradinaj: Nëse dikush ka zgjidhje për demarkacionin mirë se vjen, nëso jo kuvendi e rrëzon

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë rreth demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka bërë ftesë prej një konference për media, që nëse dikush ka një opsion se si mund të zgjidhej kjo çështje t’ia prezantojë qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Do ta shikojmë se sa ka gabime, ku ka gabime do t’i informojë partnerët politikë në koalicion, partnerët ndërkombëtarë, parlamentin, nëse dikush ka zgjidhje mirë se vini, nëse jo kuvendi e rrëzon këtë version”, ka thënë Haradinaj.

“Mali i Zi mund të negociojë, nëse nuk gjendet zgjidhje mund të përfundojmë në arbitrazh”.

“Kjo temë nuk do të mbetet pa epilog”.

Më tutje Haradinaj ka thënë se do të kërkojë nga BE edhe liberalizimin vizave.

“Ata s’po marrin më lajme të këqija nga Kosova”, ka pohuar ai.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit