Haradinaj nga Malisheva: AAK në zgjedhje hyn me program të qartë ekonomik

Haradinaj nga Malisheva: Aleanca në zgjedhje hyn me program të qartë ekonomik

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social facebook ka ndarë momente nga takimi me strukturat e Aleancës në Malishevë.

“Malisheva që dha shumë për lirinë e vendit, dita ditës po e përqafon vizionin e Aleancës për shtet të zhvilluar, siguri dhe prosperitet për të gjithë.” ka thënë Haradinaj.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë takim ka bërë të ditur se AAK-ja në zgjedhje do të hyjë me program të qartë ekonomik, siç edhe e ka thënë më herët AAK-ja prioritet e ka rimëkëmbjën ekonomike.

“Rimëkëmbja ekonomike pas krizës së shkaktuar nga pandemia, do të jetë një sfidë që duhet të na bashkojë të gjithëve, e në këto zgjedhje, Aleanca hyn me program të qartë ekonomik, të zbatueshëm dhe me zgjidhje të qarta të problemeve.” ka shtuar më tejë Haradinaj në facebook.

Postimi i plotë:

Malisheva që dha shumë për lirinë e vendit, dita ditës po e përqafon vizionin e Aleancës për shtet të zhvilluar, siguri dhe prosperitet për të gjithë.

Në takim me strukturat e Aleancës në Malishevë theksova përkushtimin tim të plotë dhe vendosmërinë për fuqizimin e shtetit dhe zhvillimin e Kosovës.

Rimëkëmbja ekonomike pas krizës së shkaktuar nga pandemia, do të jetë një sfidë që duhet të na bashkojë të gjithëve, e në këto zgjedhje, Aleanca hyn me program të qartë ekonomik, të zbatueshëm dhe me zgjidhje të qarta të problemeve.

RH

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit