10.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Haradinaj: Nuk ka zarf, ka shumicë parlamentare

VLAN14-25(E plotësuar) Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuar për kryeministër të Kosovës nga LAN, ka theksuar se përderisa për ngërçin flitet në rrugë, familje, kafene…, pse të mos krijohet mundësia të diskutohet edhe në Kuvend.

“Në takimin e sotëm, nuk ka mundur të mos jetë pjesë e bisedës edhe mënyra se si po qeveriset vendi – përkatësisht dëmi që po i shkaktohet vendit. Gjithashtu kemi diskutuar edhe rreth seancës së ardhshme të Kuvendit. Pjesa e parë, dihet, PDK do të konsumojë propozimin e saj për kryetar të Kuvendit. Nëse në seancën që vjen do të veprohet njëjtë si në dy të parat, atëherë do të shohim se cila do të jetë mënyra më e mirë për të reaguar”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se Kushtetuesja nuk i obligon deputetët se si të votojnë.

“Bëhet fjalë për një vend dhe një popull që e ka pranuar demokracinë, që e ka pranuar parlamentarizmin. Shumica është në parlament – parlamenti duhet të gjejë zgjidhjen”, ka vlerësuar Haradinaj.

Duke u ndërlidhur me mundësinë e ndikimeve të jashtme në zgjidhjen e ngërçit, Haradinaj ka shtuar se “nuk ka zarf, ka shumicë parlamentare”.

 

Blloku dhe Vetëvendosje fillojnë takimin

Ka filluar takimi i LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje. Në takim janë liderët e të gjitha këtyre subjekteve.

Takimi mbahet një ditë pasi ata secili veç e veç takuan Presidenten e vendit Atifete Jahjaga dhe dy para vazhdimit të seancës konstituive.

Takimi po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Lajmet e Fundit