4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Haradinaj qëndron në Suharekë, rikonfirmon mbështetjen për bizneset (VIDEO)

Zotimeve se do t’i mbështesë bizneset po u rri prapa.

Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, të mërkurën doli në terren ku vizitoi një fabrikë të mobileve në Suharekë.

Kur pa makineritë dhe prodhimet e kësaj kompanie  që gjysmën e punëtorëve e ka femra, tha se u befasua, njofton Klan Kosova.

Nga pronari atij iu dha një dhuratë, derisa duarthatë nuk qëndroi as Haradinaj.

Në Suharekë ai qëndroi edhe më tutje ku takoi gra nga kjo komunë.

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit