0.8 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Haradinaj: Seanca e re brenda javës së parë të shtatorit

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj e ka konfirmuar sot para mediave se seanca e re pritet të mbahet brenda javës së parë të shtatorit, derisa ka sqaruar se ende nuk ka ndonjë marrëveshje dhe më shumë nga ato që i ka deklaruar të hënën.

Kreu i AAK-së tha se ka kërkuar konsultime edhe më partinë e Isa Mustafës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por thotë se të njëjtët e kanë refuzuar atë.

“”Enë i di qëndrimet e tyre vetëm përmes mediave, edhe ata të mijat. I gjithë spektri politik ka ndryshuar qëndrime. Po ka takime te ndërsjella të të gjithëve. Presim qe se shpejti me ndryshu. Besoj ne atë qe kam than dje, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje”, është shprehur ai, raporton Express.

Ndërkohë që i pyetur se kur do të ketë ndonjë zgjidhje, Haradinaj mori shembull nga koha e luftës.

Tha se ne atë kohë çdo ditë njerëzit i pyesnin se kur do të intervenojë NATO, por u shpreh se, atëherë nuk e dinin saktë se kur, “por se vullneti ishte, dhe se me tamin dihej se shpejte do të ndodhte”, tha ai./Express/

Më Shumë

Bëhen 26 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot bëhen 26 vite nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Publikohen faturat e tatimit në pronë për vitin 2025

Janë publikuar faturat e tatimit në pronë për vitin 2025. Faturat mund të shkarkohen në sistemin publik ekosova ose në komunat përkatëse. Kësti i parë mund...

Lajmet e Fundit