22.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Hasani: Hasan Preteni të punojë sikur drejtësia

Nait HasaniNait Hasani, ka  përshëndet vendimin e gjykatës, duke theksuar edhe njëherë se nuk ka qenë qëllimi të keqpërdoret asgjë dhe se ka pasur të bëjë thjesht me një gabim teknik.

“Kjo është për mu një dëshmi që institucionet tona punojnë drejt, një besim tek qytetarët, një besim për të ardhmen që institucionet tona ose gjykatat tona, janë ato që mund të marrin përgjegjësi edhe më të mëdha,” tha Hasani.

Hasani, edhe njëherë përsëriti, se edhe shumë deputetë tjerë në Kuvendin e Kosovës, kanë pasur gabime të njëjta teknike, mirëpo që ndaj tyre Agjencia Kundër Korrupsion nuk ka ngritur kallëzime penale.

“Dhe e them se mbi 80 për qind të deputetëve që kanë qenë, edhe janë aty, edhe ata kanë lëshime të tilla, por ata nuk ka në qenë pjesë, e tash pse nuk kanë qenë pjesë dhe pse nuk janë shqyrtuar nga Agjencia, është çështje e tyre, por nëse do të merret një shqyrtim duhet të merret ndaj të gjithë deputetëve që janë 120, nëse 120 nuk i kontrollon, çfarë agjencie do të jetë ajo për kontroll” shtoi Hasani.

Hasani më tutje kërkoi që Agjencia Kundër Korrupsion të punojë drejt.

“Unë vetëm kërkoj që antikorrupsioni të jetë korrekt, të mos jetë selektiv, të jetë shqyrtues dhe të jetë angazhues drejtpërdrejtë në vlerësimin e veprave antikorrupsion, e mos të merret me pagat e Kuvendit të Kosovës, se ato janë pjesë e llogarisë dhe janë zyrtare, që nuk çojnë te asnjë përfitim material, te asnjë dëm material ndaj shtetit, te i cili paguajnë të gjitha tatimet”.

Në aktakuzën e ngritur në bazë të kallëzimit penal nga Agjencia Kundër Korrupsion, thuhej se Hasani nuk i ka paraqitur saktë të hyrat vjetore të kërkuara në deklaratë nga 1 janari 2012 deri më 31 dhjetor 2012.

“Ekziston mospërputhje në mes të të hyrave vjetore të deklaruara në formularin për deklarimin e pasurisë, si dhe raportit nga të hyrat vjetore të siguruara nga Kuvendi i Kosovës”, thuhej në aktakuzë.

Në aktakuzë dallimi mes të hyrave që deklaroi Hasani dhe atyre që u bënë të ditura nga Kuvendi, është 5 mijë e 285 euro e 4 centë.

“Është gjetur mospërputhje në mes të të hyrave prej 21 mijë e 200 euro, të cilat i ka deklaruar Hasani në formularin për deklarimin e pasurisë për vitin 2012, si dhe raportit nga të hyrat vjetore që janë 26 mijë e 485,04 euro, të cilat janë siguruar nga Kuvendi i Kosovës”, precizonte aktakuza./kallxo.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit