Hasani: Kërkojmë që burgu i Prishtinës të shpallet muze

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se kanë drejtuar një kërkesë nga komisioni i të drejtave të njeriut, që burgu i vjetër në Prishtinë të shpallet muze.

“Pasi që burgu i vjetër është transferuar në Pallat të Drejtësisë atëherë kërkojmë që burgu i vjetër të shpallet muze. Kërkesa jon është bazuar në të kaluarën tonë, vuajtjet që kemi kaluar, që ky burg të shpallet muze, burg i vuajtjeve, i krimeve, i vdekjeve. Ata që kanë kaluar në këtë burg kanë një histori të dhimbshme, e dinjitetit, krenarisë. Kërkesa jonë është drejtuar të kryeministri, kryetari i Kuvendit, që ky burg të jetë muze dhe të dihet e kalaura jonë”, ka thënë ai.

Hasani ka thënë se kanë informata që ky grup nga Ministria e Drejtësisë është propozuar të ipet për agjencione të ndryshme.

“Ne kemi këtë kërkesë që të jetë muze, dhe do të dëshmoj për gjenocidin që është bërë ndaj të burgosurve regjimi serb”, ka thënë ai.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit