Hasani: Projektligji për mbrojtjen nga zhurma s’është kundër bashkësive fetare

Hasani-TernavaMyftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së BIK, Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural , Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga deputeti Nait Hasani, kryetar i Komisionit

Myftiu Tërnava në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës u paraqiti vërejtjet e propozimet për projektligjin mbi zhurmën që tashmë ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës.

“BIK gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet t’i zgjidhim duke debatuar dhe kërkuar zgjidhjet më të mira të mundshme me institucionet tona”, tha Tërnava, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Komisionit, Nait Hasani pasi e falënderoi Myftiun për pritjen dhe e informoi atë për punën që ka bërë në komision, për projektligjin në fjalë, tha: “Projektligji për mbrojtjen nga zhurma nuk është kundër objekteve fetare, e as kundër bashkësive fetare, sikur edhe është trajtuar nga disa media dhe grupe të caktuara politike. Ne jemi për bashkëpunim të hapur, të dëgjojmë dhe të pranojmë vërejtjet dhe sugjerimet e bashkësive fetare prandaj dhe jemi këtu dhe më lejoni që në emër të Komisionit t’ju ftojmë të mërkurën të merrni pjesë aktive , si grup i interesit, me propozimet tuaja konkrete”, tha Hasani.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit