10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Hasi në hall me hajnat

Fshati Gjonaj i Hasit është në hall me hajnat. Në këtë fshat, ditë më parë, janë plaçkitur dy familje.

Sami Osmanollaj tregon se hajnat në shtëpinë e tij, kanë vjedhur 4 mijë euro, si dhe sende të tjera të floririt po ashtu në vlerë prej 4 mijë euro.

“ Hajnat kanë hyrë nga prapa shtëpisë në kohën kur po hanim darkën”, tregon Osmanollaj, raporton RTK.

Sipas tij, vjedhja ka ndodhur në ora 19: 30 minuta.

“E kemi lajmruar policin, por rasti ende nuk është zbardhur”.

Natë të frikshme këto ditë ka kaluar edhe Shkurte Kabashaj.

Ajo tregon se “mysafirët e paftuar” kanë hyrë në shtëpinë e saj, pas mesnate, “por për fat ata ikën pasi u ndezën dritat”.

Kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj tha se janë shqetësuese vjedhjet e shpeshta në Has. Sipas tij, policia duhet të angazhohet më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.

“Policia ka kërkuar bashkëpunim nga banorët. Ky bashkëpunim është duke ndodhur, mirëpo rastet e vjedhjeve nuk janë duke u ndalur. Policia është ankuar se pas kapjes hajnat po lirohen nga organet e tjera të drejtësisë”, tha Hodaj.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha tha ndërkaq, përmes telefonit se, për këto raste nuk kanë asnjë raport./ RTK/

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Ramush Haradinaj në Has për ditëlindjen e Shejh Xhemajliut

Në Has është shënuar ditëlindja e Shejh Xhemajliut, ku kanë marrë pjesë miq, dashamirë dhe të ftuar nga zona të ndryshme, raporton PrizrenPress. Në këtë...

Lajmet e Fundit