Haskuka bën homazhe te Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i shoqëruar nga drejtorët komunalë, sot me rastin e 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka bërë homazhe te shtatorja e Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sivjet aktivitetet e parapara në kuadër të festave të qershorit, përkatësisht përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit më 12 qershor janë të limituara për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe sugjerimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Aktivitetet do të vazhdojnë më 12 qershor, me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe vënien e gurthemelit për ndërtimin e memorialit të Komandant Drinit në Bazhdarhane (parku përballë Shtëpisë së Bardhë)./PrizrenPress.com

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit