25.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Haskuka e quan qesharake deklaratën e Veselit

Mbrëmë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se do të dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, Vetëvendosjen për vjedhje votash në Prizren.

Pasi që PZAP dhe Gjykata Supreme hodhën poshtë ankesat e PDK-së për rinumërim të votave në këtë komunë, Veseli thotë se ka dyshime të bazuara që këtë çështje ta dërgoj deri në Kushtetuese, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, paralajmërimin e Veselit, kryetari i ri i Prizrenit që vije nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka e ka quajtur qesharak.
Ai në një prononcim për Indeksonline ka thwnw se PDK po mundohet që të arsyetoj humbjen dhe po bën gjëra të tilla.

“Së pari deklarata e Veselit është qesharake. Unë edhe më herët në një konferencë për shtyp kam thënë se ato videot e publikuara nga zyrtarët e PDK-së janë shpifje dhe është proces normal që personat e autorizuar t’i dërgojnë kutitë në KQZ. Kadri Veseli vetëm po mundohet ta arsyetoj humbjen e tij në Prizren, pasi që për procesin zgjedhor ankesat bëhen nga vëzhguesit dhe nga komisionerët”, theksoi Haskuka.

Sipas tij, Vetëvendosje e cila doli fituese në balotazhin e 19 nëntorit në Prizren, ka parandaluar në disa qendra manipulimin me vota nga ana e PDK-së.

“Pra një proces zgjedhor në të cilin ne kemi bllokuar të gjitha manipulimet që PDK ka pasur ti bëj, tani ata kanë rënë në fund, nuk kanë mundur të fitojnë dhe po mundohen të akuzojnë persona për gjërat që vet kanë dashur ti bëjnë. Ata i kanë bërë në disa vende, por në shumicën e vendeve tjera ne i kemi bllokuar”, ka përfunduar Haskuka.

Kujtojmë se për rezultatin në Prizren, PDK kishte dërguar ankesë në Supreme dhe PZAP, duke kërkuar rinumërim të votave, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga të dyja. Në këtë komunë, PDK garoi me kandidatin Shaqir Totaj, i cili u mund nga kandidati i VV-së, Haskuka. /Indeksonline/

Më Shumë

Dr. Halil Berisha – Mjeku që themeloi ortopedinë në Prizren dhe u helmua nga UDB-ja për të vërtetën

Dr. Halil Berisha, një nga figurat më të shquara të mjekësisë në Prizren dhe një ndër pionierët e ortopedisë në Kosovë, lindi më 11...

Malishevë: 600 euro kamatë në muaj për 3000 të huazuara

Një 33-vjeçar nga fshati Turjakë I Malishevës ka raportuar në polici se kishte marrë 3000 euro me kamatë mujore prej 20%, nga dy përsona...

Lajmet e Fundit