Haskuka: Korisha i tha po, fitores së 14 nëntorit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj, mbajtën tubim me banorët në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë.

Ata falënderuan banorët e Korishës dhe gjithë Kabashit për vullnetin e tyre dhe përkrahjen e dhënë më 17 tetor.

“Ky entuziazëm i madh i qytetarëve na motivon edhe më shumë të angazhohemi dhe të punojmë ditë e natë. Po ashtu theksuam investimet dhe projektet që kemi përfunduar në Korishë dhe në gjithë Kabashin dhe u zotova se në mandatin e dytë do t’i dyfishojmë ato.

Siç e kanë parë qytetarët, këto ditë, kundërshtarët tanë janë bërë bashkë që ta ndalin zhvillimin e Prizrenit. Ndërsa, ne kemi përkrahjen dhe angazhimin qytetar dhe do t’u dalim përballë e do t’i mundim më 14 nëntor. Bashkë me qytetarët e Prizrenit, me besë e për progres. Bashkë me besim e për zhvillim. Bashkë për punësim
e mirëqenie”, ka thënë Haskuka.

 

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit