Haskuka: Do të qeverisim bashkë

Kryetari i komunës së Prizrenit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat tjetër në krye të këtij qyteti, Mytaher Haskuka ka thënë se do të qeverisin së bashku me qytetarët, institucionet qendrore dhe qeverinë më të suksesshme që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Ai ka shkruar në Facebook se çdo punë e filluar, e që është bllokuar deri më tani, do ta përfundojmë me nder e përgjegjësi.

“Sot kryeparlamentari Glauk Konjufca ishte për vizitë në qytetin tonë. Glauku është adhurues i Prizrenit, por edhe qytetarët e Prizrenit e duan atë. Andaj u mirëpritëm nga shumë qytetarë, të cilët e shprehën mbështetjen e plotë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai siguroi për mbështetje të parezervë të institucioneve qendrore për Prizrenin, e cila na mungoi me vite, e unë i sigurova që çdo punë e filluar, e që është bllokuar deri më tani, do ta përfundojmë me nder e përgjegjësi. Ne do të qeverisim së bashku. Bashkë me qytetarët. Bashkë me institucionet qendrore dhe qeverinë më të suksesshme që
ka pasur ndonjëherë Kosova”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit