20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Haskuka : Mikel Kuzhnini do të përkujtohet gjithmonë në historinë e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka vlerësuar lartë kontributin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Mikel Kuzhnini.

Ai tha se Mikeli kishte një frymë patriotike.

“Mikel Kuzhnini me një frymë patriotike dhe liridashëse, për dekada me radhë kontribuoi për promovimin e vlerave kombëtare dhe unitetin e shqiptarëve”, tha ai.

“Edhe pse ishte detyruar të largohej nga atdheu, Mikeli nuk u ndal së punuari dhe së bashku me vëllain Simonin themeluan Lidhjen e Shqiptarëve në Botë, duke vazhduar veprimtarinë e tyre për mobilizim, vetëvendosje e pavarësi dhe më pas edhe që të tregojnë të vërtetën për Kosovën”.

“Sot në Shtëpinë e Kulturës Xhemajli Berisha organizuam akademi përkujtimore për nder të bacit Mikel, i cili do të përkujtohet gjithmonë në historinë e Prizrenit dhe do të vazhdojë të jetë shembull dhe flakadan për gjeneratat e reja se si duhet të jetohet dhe të punohet për kombin”./PrizrenPress.com/

Në Prizren mbahet akademi përkujtimore për Mikel Kuzhninin

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit