14.8 C
Prizren
E hënë, 26 Shtator, 2022

Haskuka : Nuk bisedoj veç me PDK-në

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka përafrim të qëndrimeve me partitë politike për sigurimin e shumicës në Kuvendin e Komunës, si dhe krijimin e Ekzekutivit gjithëpërfshirës.

Sipas tij, bisedat janë duke u zhvilluar me të gjitha partitë që përfaqësohen në KK, pos me PDK-në dhe se gjasat janë reale që në javën e dytë të janarit të zgjidhet kryesuesi dhe të emërohen drejtorët e qeverisë komunale, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka shtuar se për caktimin e drejtorëve kriteri kryesor është ai profesional dhe se për këtë shkak edhe krijimi i qeverisë lokale po merr kohë.

“Jemi në biseda për krijimin e Ekzekutivit. Jemi duke i shikuar kriteret profesionale dhe kjo po merr më shumë kohë. Mendoj se kjo do të mbetet deri në javën e dytë të janarit, pasi të kalojnë festat”, ka thënë Haskuka.

Ai të hënën ka pohuar se tashmë janë siguruar numrat për zgjedhjen e kryesuesit.

“Jam në biseda me të gjitha partitë pos PDK-së. Momentalisht i kemi numrat, por çështja e mbetur është lidhur me personat që i kërkojmë për Ekzekutiv, pra jemi duke i shikuar kriteret profesionale që të kemi njerëz sa më cilësorë në drejtori. Kuvendi i Komunës duhet të mblidhet për të zgjedhur kryesuesin dhe në atë rast do të paraqes emrat e drejtorëve”, ka deklaruar Haskuka

Më Shumë

“Allahu ekbber” – Britmat e të dyshuarit në Prizren që tmerruan familjen para se t’i ther me thikë tre pjesëtarët e policisë

Shtëpia e familjes Galan në lagjen ‘Dardania’ të Prizrenit, pasditen e 17-shtatorit u shndërrua në skenë krimi. Djali 38-vjeçar, Caneri dyshohet se theri me...

Pse duhet braktisur standardi i vitit 1972

LEKË TASI Zvarritja e zgjidhjes së problemeve, karakteristike e periudhës postdiktatoriale, i dha dorë Standardit të vitit 1972 të zërë vend më masivisht nga sa...

Lajmet e Fundit