7.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Haskuka: Nuk pata kohë ta plotësoj padinë ndaj Shaqir Totajt

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është arsyetuar për mosplotësimin e padisë ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ai tha se nuk ka pasur kohë që t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Tregon se për kërkesën e gjykatës ka marrë veshë me vonesë.

“Afati ka qenë i shkurtër dhe koha s’ka premtuar që të bëjmë plotësimin e padisë”, tha Haskuka.

Lëvizja Vetëvendosje! në tetor të vitit të kaluar pati, dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzimin penal kundër kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Kallëzimi penal ishte bërë për gjuhën e përdorur gjatë fushatës nga Totaj.

Gjykta Themelore në Prizren, ndërkaq ka kërkuar plotësimin e padisë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se në shkresat e lëndës ekziston konstatimi(fletë- dërgesa), se paditësi e ka pranuar kërkesën e gjykatës për përmisiomin dhe plotësimin e padisë.

“ Paditësi nuk është përgjigjur në kërkesën e gjykatës, në kohën e paraparë me ligj, prandaj edhe gjykata ka marrë aktvendim që kjo çështje kontestimore është e tërhequr”, tha Kicaj për “PrizrenPress”.

Shaqir Totaj(PDK) dhe Mytaher Haskuka (VV), në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kanë qenë kandidatë për kryetar të Prizrrenit.

Totaj humbi garën e balotazhit përballës Haskukës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Lajmet e Fundit