Haskuka  pret në takim kryetarin e LDK-së në Prizren, Anton Qunin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur sot në takim kryetarin e Degës së LDK-së në këtë qytet, Anton Quni.

“Sot në takim prita përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, përkatësisht kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Quni dhe ish kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli”, shkruan Haskuka në “Facebook”.

“Me këtë rast, kryetarit Quni i urova suksese në postin e ri, ndërkaq në bashkëbisedim diskutuam rreth koordinimit sa më të mirë të koalicionit në qeverisjen lokale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit