14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Haskuka priti në vizitë zyrtare ministrin Yagcilar

Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Kujtim Gashi, realizuan një vizitë zyrtare Komunës së Prizrenit.

Yagcilar është ministri i parë i Republikës se Kosovës, i cili ka takuar kryetarin e ri të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Pas takimit , para mediave, kryetari Haskuka ka falënderuar ministrin Yagcilar dhe drejtorinë AKSHI-së dhe ka thënë se vendosja e një bashkëpunimi të mirëfilltë ndërmjet komunës dhe ministrisë do të jetë në avantazh të qytetarëve të kësaj komune.

“Ishte një takim frytdhënës, biseduam për projektet që ky ministri planifikon të bëjë me komunën e Prizrenit, si fillim planifikohet të ndërtohet një çerdhe dhe një shkolle të muzikës, besoj që do të vazhdojmë bashkëpunimet sidomos në aspektin e IT-së dhe qasjes në informacione të ofruara nga ky ministri përmes portalit ‘Open Data’, theksoi Haskuka.

Në anën tjetër, ministri Yagcilar, ka uruar kryetarin e ri Haskuka në postin e të parit të komunës, dhe tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për shumë çështja, duke vënë në spikamë rritjen bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe Ministrisë së Administratës Publike.

“Qëllimi i vizitës ishte urimi për detyrën e ri po edhe shprehja e gatishmërisë së Ministrisë së Administratës Publike për bashkëpunim me këtë komunë. Siç tha edhe kryetari, ne këtë vit kemi planifikuar 2 projekte. Hapjen e një çerdheje dhe një shkollë së mesme të muzikës në Prizren. Së bashku me drejtorinë e AKSHI-së, jemi në gatishmëri gjithashtu, në ofrimin e përkrahjes në fushën e teknologjisë së informacionit, konkretisht tek: Modernizimi i shërbimeve elektronike për qytetarët, funksionalizimit të e-Kioskave në komunën e Prizrenit, si dhe përkrahjen në fushën e të dhënave të hapura, me synim që qasjet të jenë më efektive për qytetarët ashtu edhe për bizneset”, shtoi Yagcilar, raporton Enis Tabak.

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2014 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit