Haskuka thekson angazhimet për pastrimin e borës në vendbanimet e Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, nëpërmjet kompanive të kontraktuara, është angazhuar për pastrimin dhe hedhjen e kripës në rrugët e lagjeve dhe fshatrave të kësaj komune.

“Kompanitë do të vazhdojnë punën e tyre sipas planeve operative në terren, ndërkaq vlen të theksohet se në rajonin Zhupës temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë celsius, e për këtë arsye hedhja e kripës në disa pjesë të këtij rajoni mund të mos tregojë rezultate të shpejta”, ka bërë të ditur Haskuka, në rrjetet sociale.

Sipas tij, Ekzekutivi lokal do të vazhdojë angazhimin për lehtësimin e qarkullimit, dhe njëherësh i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Të dielën në mëngjes, degët e partive opozitare në Prizren kanë shprehur shqetësimin për mos pastrimin e duhur të rrugëve nga bora. Sipas tyre, në ditën e zgjedhjeve, shumë rrugë kanë mbetur të bllokuara.

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit