Haskuka uron Fitër Bajramin në pesë gjuhë 

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka uruar në pesë gjuhë të gjithë besimtarët mysliman,  me rastin e Fitër Bajramit.

Urimi i plotë

Me mbarimin e muajit të Ramazanit, muaj i solidaritetit dhe i sakrificës, sot po e festojmë Fitër Bajramin.

Vlerat që muaji i Ramazanit na i përkujtoi janë të shumta, ky muaj na udhëzoi të solidarizohemi me sofrat e zbrazëta, t’ i vlerësojmë të mirat e begatitë që i kemi dhe t’i ndajmë ato me njëri-tjetrin.

Uroj pranimin e agjërimit dhe lutjeve gjatë gjithë këtij muaji të bekuar dhe shpresoj që vlerat shpirtërore e humane të cilat mbizotëruan në këtë muaj të jenë vlera frymëzuese të shoqërisë sonë gjatë gjithë kohës.

Uroj që festa e Fitër Bajramit t’ju gjejë në shëndet, gëzim, harmoni dhe të përqafuar me familjet e juaja.

Mirësia t’na gjejë të gjithëve të bashkuar, në paqe dhe në frymën e tolerancës.

Urime, me fat Fitër Bajrami!

Ramazan Bayram?n?z mübarek olsun!

Bajram Šerif Mubarek olsun!

Bahtalo Fiter Bajramo!

Eid Mubarak!

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit