Haskuka vizitoi Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, vizituan Shoqatën e Veteranëve të Luftës ku dhe panë nga afër punimet e kryera për renovimin e tërësishëm të zyreve dhe inventarizimin e tyre.

Me këtë rast kryetari Haskuka deklaroi se ky projekt, është vetëm një nga projektet e shumta të Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë së Administratës për promovimin dhe çmuarjen e vlerave të luftës.

Kryetari Haskuka po ashtu theksoi se kjo përkrahje, në mënyrë të pakursyer do të vazhdojë edhe në ardhmen ngase këtë ia kemi borxh dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë.

Më Shumë

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit