20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Hatim Baxhaku e Xhavit Ukaj, betohen në Kuvendin e Kosovës

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë zëvendësuar deputetët e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Deputeti Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje zëvendëson Albin Kurtin, që është zgjedhur kryeministër.

Deputeti Arban Hyseni nga LV-ja zëvendëson Glauk Konjufcën.

Arta Bajraliu nga LV-ja, Albulena Haxhiun.

Kujtim Haziri gna LV-ja, e zëvendëson Arben Vitia.

Deputeti Eman Rrahmani nga LV-ja e zëvendëson Haki Abazin.

Deputeti Hatim Baxhaku e zëvendëson Anton Qunin.

Deputeti Fidan Rekaliu e zëvendëson Lumir Abdixhikun.

Deputeti Xhavit Uka e zëvendëson Avdullah Hotin.

Deputetja Besa Gaxherri e zëvendëson Hykmete Bajramin.

Deputeti Shkumbin Gashi e zëvendëson Besian Mustafa.

Deputetja Zikreta Halili e zëvendëson Emilia Rexhepi.

Deputeti Gazmend Abrashi e zëvendëson Ramush Haradinaj.

Deputetët e rinj e kanë dhënë betimin, pasi që është lexuar teksti nga kryeparlamentarja.

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Lajmet e Fundit