1.2 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Hatim Baxhaku ‘kërcënohet’ nga Isa Mustafa

Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhku, nuk është dorëzuar përballë ‘kërcënimeve’ të liderit të partisë, Isa Mustafa.  Ai, përfundimisht i ka thënë Mustafës, se nuk do të votojë demarkacionin me Malin e Zi.

Përgjigje të njëjtë, Mustafa ka marrë edhe nga deputeti tjetër, Anton Çuni.

Dy deputetët e LDK-së, që vijnë nga Prizreni, e kanë vlerësuar të dëmshëm marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.  Baxhaku, ditë më parë në prani të anëtarëve të Kryesisë së LDK-së në Prizren, i ka thënë Mustafës, se vota tij, do të jetë kundër demarkacionit, shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se deputeti Baxhaku, një ditë pas mbledhjes së LDK-së në Prizren, është ftuar nga Isa Mustafa në Prishtinë.

Në këtë takim, Mustafa i ka thënë Baxhakut se nuk do ta lejojë të kandidojë për kryetar të Prizrenit, nëse nuk e voton demarkacionin.

“Mustafa e ka kërcënuar Baxhakun, se do të pengojë kandidimin e tij, për kryetar të Prizrenit, nëse nuk e voton marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi”.

Anëtarët e nëndegëve të LDK-së në Prizren, i kanë dhënë mbështetje Hatim Baxhakut, që të kandidojë për kryetar të Prizrenit.

Ai, mbështetje ka marrë edhe nga kryetari i LDK-së në këtë qytet, Haxhi Avdyli.

“Pavarësisht vendimeve të njëanshme që mund t’i merr Isa Mustafa, anëtarësia e LDK-së në Prizren është e vendosur që në zgjedhjet e ardhshme të shkojë në garë me Baxhakun”, tregon një burim brenda LDK-së.

Anëtarët e LDK-së, ndërkaq, në tubimet e tyre, kanë filluar të kërkojnë votë për Baxhakun. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi–Rahoveci, duel me objektiva të ndryshme në Prizren

Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi do të presë sonte Rahovecin 029, në ndeshjen që zhvillohet në...

Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Rogovë të Hasit, një nga monumentet më të vjetra në Kosovë

Kanë përfunduar ndërhyrjet e fazës së parë në kullën e Ymer Pogës në Rogovë të Gjakovës, një aset i trashëgimisë kulturore që i përket...

Lajmet e Fundit