3.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Haxhi Avdyli: Donika Gërvalla ministre e Jashtme, Faton Peci ministër i Bujqësisë

Lista Vjosa në qeverinë e re të Kosovës do t’i ketë tri pozita të lartë. Haxhi Avdyli, deputet i Listës Vjosa ka thënë për RTK, se ata do ta kenë një zëvendëskryeministër, ministrin e Bujqësisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme.

Ministre e Punëve të Jashtme dhe zv/kryeministri do të jetë Donika Gërvalla, kurse ministër i Bujqësisë, Faton Peci.

Disa nga emrat të cilët janë përmendur për pozitat e ministrave janë:

Zëvendëskryeministër pritet të emërohet Besnik Bislimi,

Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta drejtojë Donika Gërvalla,

Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla,

Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci,

Ministrinë e Shëndetësisë pritet ta udhëheq Arben Vitia,

Ministrinë e Bujqësisë pritet ta udhëheqë Faton Peci,

Ministrisë e Kulturës Hajrullah Çeku,

Ministrinë e Drejtësisë pritet ta udhëheqë Albulena Haxhiu,

Ministrinë e Financave pritet ta udhëheqë Hekuran Murati,

Ministrinë e Tregtisë pritet ta drejtojë Rozeta Hajdari,

Ministrinë e Mjedisit pritet ta udhëheq Liburn Aliu,

Ministrinë e Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.

Nuk dihet ende se kush do të jetë ministri i Mbrojtjes, e po ashtu nuk dihet nëse do të ketë Lista Serbe post ministror. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj prezanton raportin për vitin 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar–dhjetor 2025, duke theksuar investimet dhe projektet e realizuara gjatë...

Bërlloku ‘mbulon’ Prizrenin

Qytetarët e Prizrenit janë shprehur të shqetësuar lidhur me mungesën e pastrimit të mbeturinave në këtë komunë. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu tha...

Lajmet e Fundit