10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Haxhi Avdyli në top 10’she: Tash na mbetet të punojmë me ndershmëri

Haxhi Avdyli, tashmë është zgjedhur deputet duke hyrë në dhjetëshen e parë të listës së VV-së bashkë me atë të Vjosa Osmanit.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë duke shtuar se tashmë iu mbetet të punojnë me ndershmëri dhe përkushtim, në adresimin e problemeve të shumta.

‘Team Connect’ prezanton nesër në Prizren performacën për mundësi punësimi nga shtëpia

Postimi i plotë i tij:

Tash kur u shpallën rezultatet zyrtare -Ju faleminderit që votuat për ndryshimin , faleminderit edhe për besimin në mua duke më renditur në 10 -shen e parë të listës fituese të Referendumit. Ky besim i juaj plebishitar i 14 shkurtit është përgjegjësi shtesë, është kontratë e re me ju për të jetësuar ndryshimin e shumëpritur. Kemi shumë punë përpara por edhe njohuri të thella për brengat, kërkesat dhe pritjet e juaja . Tash na mbetet që punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u ndal në adresimin e problemeve të shumta. Por jemi të vendosur që mos tu ju zhgënjejmë asnjëherë me punën tonë dhe bashkarisht me njerzit vullnetmirë, të ju bëjmë krenar të jetoni në këtë nënqiell të përbashkët të quajtuar Kosovë.

May be an image of 3 people and people sitting

Më Shumë

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Delirium

Lajmet e Fundit